Mehmet Rrema
NË TOKËN E SHENJTË
Çfarë ka mbetur më në Tokën e Shenjtë
Gjithçka të mirë që pat u dogj
U bë hi, u bë shkrumb
U dogjën shtëpitë, pemët, gurët rrugët
U dogjën njerëzit, të gjallë
U dogj shpirti i fjalës,e ardhmja në udhëkryq…
Kudo tym, flakë
Loti i nënave u dogj
Gojëhapur ferri, ndez flakët
Askush nuk ka guxim të hedhë një kovë ujë
Ujë?! Hahaha, ku ka ujë sot? Uji është djegur
Nuk e shikoni? Hapni sytë o njerëz
Po digjet uji!....po digjet …qielli kudo tym e flakë
Zemra mbetur lakuriq mbi hirin e nxehtë
Nuk gjen vend për varr
Duart vendosur rreth kokës
Nuk e mbrojnë jetimin
Megjithatë ai mund të shprehë dëshirën
Dielli numëron hapat në tokën që digjet
Mbi Tokën e Shenjtë
Një vello e hollë ende shkëlqen
Nuk di
Ka mbetur aty për të shprehur shqetësimin
Apo shpresë në zemër të gurit
As deti nuk mundi ta lajë fytyrën e nxirë të tij
Trupat e thyer të shpresës
Përpëliten në një tas oriz të bardhë
Buzët e ngrira digjen nga akulli
Dashuria braktisi Tokën e Shenjtë
Në vend të sajë, urrejtja pjell këlysh të zinj
Klerikët me zë të fishkur
Flasin akoma për Tokë të Shenjtë
Unë në injorancën time pyes
Çfarë ka këtu për tu quajtur e “Shenjtë”
S’mund të Shenjtëroj luftën dhe urrejtjen
Ne ateistët “shenjtërojmë” veç dashurinë
Le të kujtojmë Aushwic, Vietnam, Kamboxhia
…Jemen…Gaza…Ukrainë..
Ooo sa shumë, sa shumë tym,zjarr, gjak..
A mund tja falim historisë?
Urrejtja dhe lufta ti mbeten të shkuarës
Të ndërtojmë kështjella dashurie mbi tokën tonë
No comments:
Post a Comment