Search This Blog

Saturday, March 16, 2024

 VIOLETA KADRIU,



NUK BESOJA APO TË BESOJA S’ DOJA


Nuk besoja, oh, nuk besoja,

nuk besoja apo të besoja s’ doja,

se shumë më pak ti më deshe

se sa unë ty që të doja?


Nuk besoja, oh, nuk besoja,

nuk besoja apo të besoja s’ doja,

se pas teje kurrë më tjetër,

nuk do të mund të dashuroja?


Nuk besoja, oh, nuk besoja,

nuk besoja apo të besoja s’ doja,

se bardhësitë e agimeve të mia,

pa ty përjetë do t’ i terroja?


Kullën e shpirtit më s’ do e lumturoja,

stinët e jetës sime do t’ i verdhoja,

në dete epshesh më s’ do notoja,

se pa ty s’ do doja as të frymoja?


VIOLETA KADRIU, 13 mars, 2024, Podujevë

No comments:

المنتدى الدولي للإبداع والإنسانية المملكة المغربية

Yatti Sadeli   The Tree of Hope  Beneath the tree of hope, Let sorrow fade away, And pour happiness into your heart.  Line by line, You spea...