Friday, June 12, 2020

ME STINËN E PRANVERËS NGJASON

Flladi i freskët i mëngjesit vijnë lirika. shkrimet e tua
Ngrohtësi, dielli ndjesi në shpirt më sjellin...mua..

Gjethet,petale lulesh pemëve kanë filluar të çelin
Dhe pse kjo stinë e brishtë e trembur, erdhi..!

Dikush se besoj unë shikoj gjethet tunden nga era
Në dhomën errët, shpirtin qetësoj se erdhi pranvera

Nga frika dhe paniku, që Covid 19, shkaktoj..
Kur aromën e luleve,shijuam po nuk besoj

Tokës i humbi bukuria,si një vit më parë,.....
Përsëri gonxhet çelën,aromën po ndjejmë prapë..

Vështroj nga dritarje,gëzohem zogjtë e gëzuar
Këndojnë, prekem, zërat e tyre të ëmbël,cicëruar.

Nuk duan tja dinë, nga ky mister hidhen nëpër degë
Fluturimthi nga një degë kalojnë në tjetrën pemë ..

Foletë sndryshojnë nga vëndet e ngrohta janë kthyer
Jetën bukur sërisht ta fillojnë.e pse janë zhgënjyer..

Shikoj kopështin e lulëzuar, të braktisur..
Njerzit ku janë kaq shpejt u mërziten kanë ikur ?! 

Në shtëpi,futur trembur ti shpëtojnë virusit rrënë..
Vështroj një stol,dy trëndafila harruar vyshkur lënë.

Stolin e vetmuar shikoj, mbuluar nga petale lulesh,
Harruar dy trëndafila,kujtime të dashurisë, puthjesh
.
Në çast trishtimi më zë,syve më rrjedhin dy pika lot,
Kush është ajo dorë njeriu,për ti marrë jam kurioz

Lart nga dritarja,këshëri. kureshtje mendoj
Cila dorë e ngrohtë,shkoj aty si relike i lëshoj..!!

Pranverën ndjen dhe shpirti im i trishtuar
Gonxhet çelën kokrat në pemë nuk janë formuar..

Erdhi vonuar,tek tuk, bien petale lulesh bien nga era
Rënia i ngjason me simfoni uverturë notash të lehta.

Këngësh kënduar, luajtur në pjanon e vjetëruar
Shpirtit të lënduar po i nxjerrin mallin e pashuar..!?

Shikoj ditët e muajit Maj,ikur me nxitim
Mendoj në plazhe s'kemi për të vajtur, trishtim..

Kjo stinë e brishtë, çuditërisht,solli ndryshime..
O zemra ime mos u mërzit s'ja vlen me lëndime..

Dy thinja tu shtuan në flokë ato duan tu thonë...
Ke pjekuri në rritje je fisnike sa pranverës i ngjason.

Ne të dy pranverën si do që është do jetojmë..🌷🐦.

N@t@sh@Ili@ Çuro Greece
E drejta e autores rezervuar!!

No comments:

Post a Comment

المنتدى الدولي للإبداع والإنسانية المملكة المغربية

Dra Hc Maria Elena Ramirez  🌹✨🌹La Inmaculada Concepción De La Santísima Virgen María.✨✨🕊️🌹Conceda La Paz En El Mundo. AMÉN.  La Inmacula...