Search This Blog

Thursday, March 6, 2025


Natasha ilia Greqi



 NDAJ TË GDHIRË!!


 Lakuriqët më trembën  ëndrrat.. 

 Që nata mi dërgoj me dashuri..

 Kthetrat mpreht vunë shpirtit brenda...

 Me fytyrë njerëzore qeshin.e pabesi..


 Pas buzëve vet fjalë të helmta..

 Që askush nuk guxonte të mi thoshte. .

 Lakuriq bisha që mbanin helmeta..

 Klithma e zemërim zemra dëgjonte..


 Shpirti nga frika drithëron ..

 Në këtë natë ndaj të gdhirë ..

 Sëmurë nga hidhrimi që venave vërshon..

 Lakuriqët enden në mëndje si vampirë..

 

 Vetëm në një qoshe të trurit..

 Si në përralla të gjyshes

 Hordhia e zogjve të natës më pruri..

 Ëndrrat të mbështjella ndryshe..


 Si vogëlushe e pambrojtur. .

 Mes pelenave prej pambuku. .

 Natës skëterë hap sytë ndrojtur. .

 Lakuriqët më vështronin si ujku....


E frikësuar mbulova kokën..

Ndjeva prekjen e flatrave në fytyrë. .

Si në ëndrra vrapova tju mbyllja portën,

Hijen e vetes fantazëm pashë në pasqyrë 


Ndaj të gdhirë zogjtë si djaj lemerisur.

U zhdukën si hije në ag të friksuar...

Ndoshta ëngjëjt plan u kishin kurdisur. .

Mora thellësisht frymë  e lehtësuar. .


Vetëm në thellësi të zemrës .paqegjetur.

Ëngjëjt shtrinë krahët prekën qiellin..

Hap sytë pëshpëritën mos ri më fshehur..

U gdhi rreze drite po ti fal e dhuron dielli!!


Autore:

Natasha ilia Greqi

No comments:

المنتدى الدولي للإبداع والإنسانية المملكة المغربية

 Alexander José Villarroel Salazar  País : Venezuela  Poema: Te busco  Te busco tras quimeras inservibles Tratando que sean posibles Mis rea...