Search This Blog

Thursday, February 13, 2020

Vlera e jetes!
Liliana Gega

                                   

••••••••••••••••••••••
Gjithmon ecën në jetë sipas fatit
Aty ku ecën e shkel këmba një gjurmë lë
Sa hapa kam hedhur në jetë!? këtë se di!
Llogaritja ime mbi supe tregon përsëri
~~~~~~~~~~~~~
Duartokisja për fitoret dhe bëmat e mia
Me butësin time të hollë korrja fitore
Përpara kisha një pirg të stërmadh
Nga themelet e tokës, një kala të ngrija
~~~~~~~~~~~~~
Mendja me vinte e shkonte,si nje busull
Për të gjetur  një reze dielli të ngrohtë
Një zgjidhje e detyruar duhet të merja
E strukur bashkë me natën e errët
~~~~~~~~~~~~~
Mbi shpinë mbaja re të errēta
Të dilja me fuqin dhe energjin time
Të ngrihesha si një vullkan të shpërtheja
Dhe ç’do ditë malin nē shpinë e kisha
~~~~~~~~~~~~~~
Me keto duar malin të çaja në mes
Gurët një nga një ti mblidhja, ç’do ditë
Gurët me ndjenin rrokulliseshin mbi gjoks
Forca e brendëshme fuqishem me mua u ngrit
~~~~~~~~~~~~~~
Nuk mund ulesh vleren tënde o njeri
Gjithmonë mer forcë e fuqi kur ske shpres
Pa fjalë mund të ndjehesh në një sketer
Në një shkëndije tē shpirtit ti ke jetë e vlerë
~~~~~~~~~~~~~~~
shkurt-2020 L&G
Autorja; Liljana Gega

No comments:

المنتدى الدولي للإبداع والإنسانية المملكة المغربية

Dr. Ashok Kumar "A World United in Art" Across the globe, a canvas wide, A tapestry of voices, side by side. Poets, artists, visio...