Friday, February 7, 2020

TË FLASËSH ME POETËT
Liljana Gega

                            

***************************
Shkrimet e tua me larmi me ngjyra
Në letrat e bardha thurë vargjet të zjarta
Frymëzimin derdhë me bojën tënde të arta
Shpirtin e zbraz tek poezia dhe fjala
************
Në një kafe strukur atje tej ulur
Të thjesht dhe ulur bashkë me një poet
Për një  çast poeti fletë për vargëzimin
Të gjitha vargjet rrjedhin si fllad blerimi
***********
E degjoj me ëndje pasurin e shpirtit
Bisedat enden thuren nē ç’do labirint
Nuk thotē kurrë se jamë unë poeti
Por shpirti lexohet se vetë ai është poeti
***********
Poeti ndër vite moshë nuk’ë ka
Nuk mund ti dalloshë flokët se ç’gjyra ka
Me pamjen e tij në veshje apo ngjyra
Veç njē laps e letër tek çanta ai mban
*************
Muzën e mban si varkë të shprtit
Lundron si anije me vela të bardhë
Imagjinata fluturon si zogu në shtegëtim
Natën dhe ditën i thurë si merimanga çdo poezi
*************
Njohuri e vyer të ulesh me poetin
Koha dhe vëndi është frymëzim
Mbi bojë derdhen gërma dhe vargje
Ndjenjat më sublime të shpirtit hyjnor
***************
Shkurt-2020-L&G(Liljana)
***************************
Te drejtat jane te rezervuara nga autorja
Autorja;Liljana Gega

No comments:

Post a Comment

المنتدى الدولي للإبداع والإنسانية المملكة المغربية

An old poem   dying to life heart slows its beat blood rushes to head at every grasp of the loss asleep, awake, or in a dream state ears dea...